16.9 C
Los Angeles
December 7, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Rrugë e gjatë dhe e pafund për heqjen e vizave për Kosovën

Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që qytetarët e saj ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Kosova është në pritje për heqje të vizave që nga viti 2008.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë që tregon rrugën e Kosovës në këtë drejtim që nga viti 2008.

Në po këtë vit kishte nisur dialogu për liberalizimin e vizave me pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian kishte dorëzuar udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën. Udhërrëfyesi nuk i ishte dorëzur Kosovës.

Pas një viti, pra në vitin 2009, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina s’kishin marr rekomandimin, meqë konsiderohej se nuk i kishin përmbushur kriteret. Kosova, që nuk e kishte marrë udhërrëfyesin nga KE’ja, cilësohej si vend ku “kërkesat teknike për liberalizimin e vizave ende nuk janë përmbushur”.

Në dhjetor të 2009’ës, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi morën liberalizimin e vizave.

Për Shqipërinë e Bosnjën e Hercegovinën, vizat u hoqën në dhjetor të vitit 2010.

Pas dy vitesh nga liberalizimi i vizave për këto shtete, Kosova mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Numri i kritereve ishte dyfish më i lartë në krahasim me udhërrëfyesit për shtetet e tjera të rajonit.

“Të përpiqet tqë ta përfundojë, në mënyrë të koordinuar me palën tjetër, përcaktimin e kufirit/pikës kufitare me Malin e Zi”, është një nga kriteret për Kosovën në udhërrëfyes.

Në maj të 2016’ës, Komisioni Evropian kërkoi nga Kosova që ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi para se të rekomandojë liberalizimin e vizave.

Related posts

Masat e reja anti-COVID që pritet të merren sot, të pavaksinuarit nuk do të mund të hipin as në autobus

admin

Krerët shtetërorë të Kosovës të tronditur nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut

admin

Kurti bisedë telefonike me Escobar: Flasin për njohjen reciproke Kosovë – Serbi

admin