14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Kosovë

Rrjedhje e informacioneve brenda policisë, Haradinaj ka dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovën të heqin pajisjet për vëzhgim dhe interceptim të vendosura nga Serbia.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme.

Ky reagim i tij vjen pasi që mbrëmë u raportua se në një aksion të Policisë së Kosovës të realizuar në veri të vendit, dyshohet se kishte rrjedhje të informacionit.

Postimi i plotë:

Ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme.

Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime:

1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj.

2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj. 

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/472802537544433

Related posts

Kurti e quan të domosdoshëm Vettingun: Kemi nevojë për prokurorë të drejtë e gjykatës efikasë

admin

Mehaj: Obligimi ushtarak, vetëm në koordinim me SHBA-në – plani është i hartuar për ushtri profesionale

admin

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it, gjeneralit Klaus Reinhardt

admin