33.3 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi Maqedoni

Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Shkup, 5 gusht – Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – korrik 2022 është rritur për 8,9 për qind në raport me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa në raport me dhjetorin 2021 shënon rritje prej 7,2 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik të vitit 2022 është rritur për 4,2 për qind në raport me muajin e kaluar. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur tek grupet Ushqim për 6,4 për qind dhe Bujtje për 0,2 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik të vitit 2022 në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar është rritur për 15,9 për qind.

Related posts

Kufizohet shpejtësia e lëvizjes në rrugën Strugë – Qafë Thanë

admin

Brukseli nuk komenton dorëheqjen e Zaevit, kërkon vazhdimin e reformave

admin

Predan: Është koha që Maqedonia e Veriut të dërgojë ambasador në Sofje

admin