30.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Rreth 80 mijë kosovarë kanë kërkuar shtyrjen e kredive gjatë muajve të parë të pandemisë

Duke u bazuar në gjendjen e krijuar për shkak të ndikimit nga COVID-19, Banka Qendrore e Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës më 16 mars kishin vendosur bashkërisht që për bizneset dhe individët, të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, t’u mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020 dhe varësisht nga situata ky pezullim të shqyrtohet edhe për më gjatë.

Në një përgjigje për “Zëri.info” nga BQK-ja bëjnë të ditur se numri i personave që kanë kërkuar ta shfrytëzojnë mundësinë e shtyrjes së kredive është rreth 80 mijë.

“Numri i personave që kanë bërë kërkesë për shtyrje të pagesës së kësteve të kredive gjatë muajve mars – prill – maj – korrik ishte 77.629 persona. Pjesa dërrmuese e kërkesave janë bërë për ristrukturim të kredive”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.

Po ashtu Ahmeti ka thënë se Bordi Ekzekutiv i BQK-së më 8 qershor 2020 ka miratuar udhëzuesin për ristrukturim të kredive për shkak të COVID-19.

“Qëllimi i këtij udhëzuesi është që t’u ofrojë kredimarrësve, kredidhënësve dhe institucioneve tjera informacion lidhur me parimet dhe udhëzimet që kanë të bëjnë me procesin e ristrukturimit të kredive. Qëllimi i udhëzimit është vendosja e kritereve mbi të cilat duhet të bazohet procesi i ristrukturimit të kredisë, në mënyrë që kredimarrësit në vështirësi financiare të kenë mundësinë të përmbushin detyrimet e parapara me kontratë dhe me qëllim të rikthimit në normalitet të aktivitetit të tyre biznesor ose përmirësimit të aftësisë paguese të individëve në raport me obligimet aktuale”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se me këtë udhëzues BQK-ja udhëzon institucionet kredidhënëse që gjatë periudhës së rimëkëmbjes ekonomike për shkak të COVID-19 të mos angazhohen në likuidimin e kolateralit, duke përdorur mekanizma jashtë gjykatës ose procedura ligjore për kreditë e ristrukturuara sipas këtij udhëzuesi.

Related posts

Ministria e Financave: Euroobligacioni prej 500 milionë euro u pagua plotësisht

Admin

Hoxha: Në Ligjin për shitjen e tokës bujqësore do të përfshihen të gjitha vërejtjet e argumentuara

Admin

KRRE javën e ardhshme do të marrë vendim për çmimin e ngrohjes qendrore

Admin

Thirrje publike për asistent digjital për lehtësim për qasje në programet për ndihmë ekonomike shtetërore

Admin

Vazhdon debati kuvendor për ribalansin e Buxhetit

Admin

Analizë: Papunësia me statistika të frikshme, pandemia i’a vëri vulën

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More