18.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Shqipëri

Rreth 2 510 426 vaksinime anti-COVID deri tani

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se “deri tani, në vendin tonë janë kryer 2 510 426 vaksinime në total”. Vetëm ditën e djeshme, janë kryer 8155 vaksinime. Po ashtu, sipas Ministrisë, 229 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 458 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”. Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Related posts

Basha flet pas takimit me 6 ambasadorët: Diskutuam për të djeshmen dhe për të ardhmen

admin

Rama i tregon homologut holandez zyrën e tij: Aty janë kravatat, vizatimet në letër murale dhe portreti i Ismail Qemalit (Video)

admin

I pranishëm në konferencën e klimës në Glasgou, kryeministri Rama poston fotoalbumin e ditës

admin