22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Rrehen mes veti dy kolege në Shkup, njëra simpatizuese e LSDM-së, tjetra e VMRO-së?

Me datë 08.11.2021 në ora 13.00 në SPB Shkup, S.J (50) nga Shkupi ka raportuar se me datë 05.11.2021 në ora 14:00 në objektin e SH.A për Menaxhimin dhe Ndërtimin e objekteve banesore dhe afariste – Shkup në zonën e Qendrës, ndërsa ishte në vendin e saj të punës, është sulmuar fizikisht nga koleguia e saj A.O. Sipas gazetarit Zoran Bozhinovski, incidenti ka ndodhur mes një simpatizuese të VMRO-DPMNE-së, e cila është gëzuar që “partia po i kthehet në pushtet” dhe një simpatizuese të LSDM-së, e cila i ka thënë se “është herët të gëzohet”, transmeton Zhurnal. Ai ka përmendur edhe emrat e dy të punësuarave të përfshira në incident. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Related posts

35 dhe 38 vjeç, dy viktima të reja nga Covid në spitalin në Shtip

admin

Përleshja mes disa personave në Kavadar, humb jetën një person

admin

Tentim vrasje në Gjakovë, theren me thikë dy persona

admin