18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Sport

Rrëfimi i Evras që ishte i gatshëm ta sulmonte fizikisht Suarezin në rrugët e Mançesterit, por hoqi dorë kur i pa fëmijët dhe gruan e tij

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka rrëfyer se ishte përmbajtur nga dëshira e flaktë për ta sulmuar fizikisht Luis Suarezin, pasi ky i fundit e kishte ofenduar në baza racore.

Gjatë kohës kur uruguaiani luante për Liverpoolin e kishte ofenduar francezin me fjalë abuzuese për ngjyrën e tij, ndërkohë që nuk ia kishte zgjatur as dorën.

Evra e kishte përmbajtur veten gjatë lojës, porse kishte dashur ta sulmonte kur e kishte takuar Suarezin duke bërë blerje në Mançester.

Mirëpo, 40-vjeçari përsëri e kishte ndalur veten kur e ka parë gruan dhe fëmijët e sulmuesit të tanishëm të Atletico Madridit. Dhe tashmë edhe ia ka falur.

“Një ditë po ecja në Deansgate të Mançesterit, ndërsa vëllai im më tha: ‘shiko, Luis Suarezi’. Unë isha me dy vëllezërit e mi. E shikova dhe thash me vete: ‘Ky është momenti’”.

“Dhe teksa ai po ecte, prapa tij i pashë fëmijët dhe gruan e tij. Kështu që ia ktheva shpinën. E mendova: ‘Nëse i bën diçka, nuk mund t’ia bësh para familjes së tij’. Prandaj nuk pendohem, sepse mendoj se do të kishte përfunduar keq. Nuk bëra asgjë atë ditë”, ka rrëfyer Evra në një emision në radio, transmeton Daily Mail.

(Foto: AP/Getty Images/Man Utd/Daily Mail)

Më tej, francezi ka treguar se dy lojtarët i kishin shtrënguar duart kur Juventusi luajti kundër Barcelonës në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2015.

“Isha duke folur me Neymarin, ai (Suarez) kaloi, mu afrua, ma zgjati dorën dhe më tha: ‘A je mirë?’. I thash: ‘Mirë jam’”, ka deklaruar ish-lojtari me origjinë nga Senegali duke shtuar se tashmë nuk ka armiqësi mes tyre, porse as ndonjë raport të afërt. 

Related posts

Renditen anësorët e majtë më të mirë aktualisht

admin

Jose Mourinho: Some Tottenham players feel they should not be playing in Europa League

Lea Musliju

Edgar Barreto feston golin rekord me djalin e tij ‘mbledhës të topave’, dyshja dhurojnë momentin më të bukur të javës

admin