20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Ronaldo në shitje, alarmohet PSG

Juventusi e ka vendosur në shitje yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo për merkaton verore të ardhshme.

Sipas Sport, “Zonja e Vjetër” është duke konsideruar ta shesë portugezin për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka ndikuar negativisht në financat e klubit.

Ronaldo fiton rreth 540 mijë euro në javë, që është katër herë më shumë se lojtari i dytë më i paguar në klub, pra Matthijs de Ligt.

Kontrata momentale 35-vjeçarit i skadon në vitin 2022 dhe gjiganti italian shpreson ta shesë dhe të mos e lejojë pas dy viteve të largohet si agjent i lirë.

Interesim për Ronaldon në të kaluarën ka treguar PSG, skuadër e cila thuhet se do provojë ta transferojë edhe në afatin veror.

Juventusi shpreson ta shesë pesë herë fituesin e Topit të Artë për së paku 50 milionë euro.

Related posts

Тајсон: Пред мечот со Џонс пушев марихуана

admin

Alaba pranë kalimit te Real Madrid

admin

Mediet italiane ‘kryqëzojnë’ Napolin: Ku është Rrahmani? I paguar 14 milionë euro e nuk luan kurrë

admin