28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Rivaldo: Messi duhet të pushojë për të shmangur lëndimet

Ikona braziliane e futbollit, Rivaldo, beson se Messit duhet t’i jepet pushim.

Lionel Messi ishte i angazhuar me kombëtaren e Argjentinës, duke mos pasur mundësi të ketë pushim.

Barcelona luan sonte në udhëtim kundër Getafe dhe nuk dihet akoma nëse Messi do të jetë në formacionin startues.

Gjithsesi, Rivaldo beson se argjentinasi duhet të ketë pushim, për të shmangur kështu dëmtimet e mundshme.

“Barca kthehet në aksion këtë të shtunë, por Messi mund të jetë pakëz i lodhur pas ndeshjeve me Argjentinën këtë javë, sidomos pas ndeshjes kundër Bolivisë”, ka thënë Rivaldo.

“Messi duhet diskutuar me Koeman për të ruajtur energjinë e tij. Besoj se ai dëshiron të luajë këtë vikend, kështu që vendimi është në dorën e tij. Nëse ai vendos të luajë, do të jetë e vështirë ta ndalin”, shtoi braziliani.

“Është me rëndësi që në faza të hershme të sezonit të shmangen lëndimet. Ai ka nevojë për pushim”, shtoi mes tjerash ish anëtari i Barcës.

Mbetet të shihet në publikimin e formacionit zyrtar nëse Messi do të jetë titullar ndaj Getafe.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com