24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Rita Ora shkëlqen përkrah të dashurit në tapetin e kuq të MTV Europe Music Awards 2021

Sonte (14 nëntor) në Budapest të Hungarisë është duke u mbajtur një nga evenimentet më të mëdha të ndarjes së çmimeve.

Bëhet fjalë për MTV Europe Music Awards 2021, në të cilën ditë më parë theksuam se njëra nga prezantueset do të jetë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Kjo e fundit, e cila do të ndajë një nga çmimet, është shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Instagram)

Në një postim të ndarë në rrjete sociale nga faqja zyrtare e MTV, çifti duken të mahnitshëm të veshur tërësisht në të zeza.

Ylli me prejardhje nga Kosova për ceremoninë e këtij viti ka përzgjedhur një kostum të zi, të shoqëruar me një rrjetë të lëshuar sikurse në pjesën e sipërme.

Në anën tjetër, aktori i “Free Guy” u shfaq po ashtu me kostum të zi e një këmishë të zezë.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Instagram)

Dua po ashtu është e nominuar si “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit pop” përkrah emrave si: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber dhe Olivia Rodrigo.

Gjithashtu, në këtë ngjarje të nominuar janë edhe artistët e tjerë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon’s Tears.

https://www.instagram.com/p/CWRCFeavUME/?utm_source=ig_web_copy_link

Related posts

I’m A Celeb’s Shane Richie urged to lay off AJ Pritchard by dancer’s girlfriend

Lea Musliju

Albin Kurti për Dua Lipën: Diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë

admin

Pas sherrit të bujshëm, Stresi bën deklaratën e papritur për Einxhel Shkirën

admin