22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Rita Ora pozon me një filxhan çaj teksa zbulon se ka përfunduar xhirimet e sezonit të ri të “The Masked Singer UK”

Rita Ora dukej e lumtur teksa zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të “The Masked Singer UK”.

Këngëtarja, 30 vjeçe, bëri një postim në Instagram duke njoftuar për lajmin: “Shumë e lumtur dhe mirënjohëse që përfundova një tjetër episod mahnitës të The Masked Singer të këtij sezoni. Me të vërtetë të nderuar dhe sinqerisht për të ftuarit që kemi këtë vit! Shume e emocionuar!”.

Krijuesja e hiteve “How We Do” kishte veshur një bluzë gri, e cila mbante George Michael në foto me një palë xhinse blu, ndërsa u shfaq duke pozuar para një imazh të David Bowie.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Biondja vazhdoi përshkrimin: “Gjithashtu këtu është një foto mes meje dhe dy artistëve më të preferuar në botë, David dhe George”.

Ylli nga Kosova kishte lënë flokët bionde të lëshuara e të ndara anash, gjersa dukej magjepsëse në një rimel shkëlqyes.

Këngëtarja do t’i bashkohet panelit të përbërë nga Jonathan Ross, Davina McCall dhe Mo Gilligan.

Rita Ora (Foto: Instagram)

The Masked Singer nën prezantimin e Joel Dommett edhe këtë vit do ketë befasi të mëdha.

Artistja nuk është ndalur për asnjë moment duke qenë se së shpejti vjen edhe me këngë të reja. 

https://www.instagram.com/p/CWCLWCSoH3P/?utm_source=ig_web_copy_link

Related posts

Geri Halliwell’s friendship with George Michael led to nail bomber planning to kill her

Lea Musliju

Alvisa merr vendimin drastik: Bruno je shumë i lëkundur, nuk dal më me ty

admin

Kristen Stewart thotë se veshja e fustanit të nusërisë së Princeshë Dianës për filmin e ri ishte ‘drithëruese’

admin