23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Rita Ora me video atraktive nga Abu Dhabi – bëhet pjesë e fushatës verore të “Vogue Arabia”

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të ndryshme.

Javë më parë ajo ishte prezente në Abu Dhabi, mbrëmjen speciale vjetore të organizuar nga “Vogue Arabia”, me të cilët ka nisur edhe një bashkëpunim.

Rita në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se është bërë fytyra promovuese e fushatës së re të kësaj reviste, pa dhënë shumë detaje.

“Uau, faleminderit shumë, jam shumë e nderuar të jem pjesë e ‘Vogue Arabia’ e fushatës ‘Summer of Style’”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e videos.

Në video, ajo shfaqet mjaft atraktive, ndërsa ndodhet në veturë dhe shoqërohet në vizitën e saj në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Rita Ora në eventin e “Vogue Arabia” në Abu Dhabi (Foto: Lester Apuntar)

Ndërkohë, edhe vet faqja zyrtare e “Vogue Arabia” publikoi në Instagram reklamën në fjalë, duke paralajmëruar në mbishkrimin e saj bashkëpunimin me yllin shqiptar.

“Super ylli Rita Ora paraqet fushatën ‘Summer of Style’ të ‘Vogue Arabia’ me Retail Abu Dhabi. Kantautorja udhëton nëpër Abu Dhabi në një gjueti të modës për shpëtimtarët e stilit përfundimtar të sezonit. Gjatë rrugës, përcaktuesit e trendeve të rajonit e marrin atë nën krahun e tyre … qëndroni gati”, shkruan “Vogue Arabia” në Instagram.

Rita përndryshe pas vizitës në EBA, ka shkuar në Los Angeles për të punuar rreth projekteve të reja atje.

Related posts

Adriana Matoshi bën ndryshim në pamje

Admin

Ish i fejuari i Britney Spears thotë se ai ka “goditur çmimin e parë” me fejesën e tyre

Admin

Jonida Maliqi iu bën qejfin fansave duke publikuar këtë foto të “outfitit” të saj

Admin

Sharon Stone rrëfehet pas humbjes së madhe: “Nipi im, falë dhurimit të organeve të tij shpëtoi jetën e tre personave”

Admin

Adele planifikon rikthimin e Krishtlindjeve me albumin e ri dhe koncertin e parë live në katër vjet

Admin

Capital T lanson këngën e re me titull “Valle”

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com