22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Rita Ora duket senzacionale në imazhet e fundit

Rita duket mahnitëse teksa reklamon koleksionin e ri të këpucëve.

Rita Ora u shfaq në një larmi veshjesh seksi derisa reklamon koleksionin e ri të këpucëve, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja realizoi një seri fotosh seksi, për të promovuar koleksionin e ri të këpucëve në bashkëpunim me “ShoeDazzle”.

29 vjeçarja, bashkoi dashurinë e saj për muzikën dhe modën, derisa vendosi të shfaqej në një seri veshjesh të princeshës pop.

Duke pozuar me kitara dhe tastierë, bjondja bukuroshe u shfaq e veshur me fustan të bardhë e pastaj me veshje të gjelbër.

Sa i përket këpucëve të “ShoeDazzle”, ajo tregoi se stiloi çizme e sandale të modeleve të ndryshme.

Rita tha: “Unë gjithmonë kam dashur koleksionin tim të këpucëve të jetë elegant, si dhe i arritshëm, kjo është arsyeja pse partneriteti me ShoeDazzle ka qenë kaq i shkëlqyeshëm”.

Ajo shtoi: ‘Unë besoj se moda mund të jetë një rrugë krijuese që individët të shprehen lirshëm”

“Mendoj se është e rëndësishme për të gjithë që të kenë akses në këpucë që u japin atyre besim dhe kjo është ajo që më shtyu dëshirën për të bashkëpunuar me ShoeDazzle”, përfundoi këngëtarja.

Koleksioni Rita Ora x ShoeDazzle, i cili përmban këpucë të ndryshme, tani është në dispozicion. Rita dhe ShoeDazzle po ashtu po  lansojnë Fondin e Grave të së Ardhmes.

Ky fond është një investim prej 100,000 dollarësh për t’u dhënë në grante për gratë që janë duke punuar në industri krijuese.

Përveç kësaj, Rita po përgatitet edhe për projektin e saj më të ri të aktrimit, në filmin “Twist”. 

Related posts

“Burri ka hequr dorë” nga pozat provokuese në plazh, kush ia bën Ledina Çelos këto fotografi kaq të bukura?

Admin

Lori Hoxha zbulon frikën e saj më të madhe

Admin

Enca publikon sot këngën e re “Suavele”

Admin

Dhurata Dora dhe Noizy mbledhin më shumë se 7 milionë klikime me “Mi Amor”

Admin

Kejvina ndan imazhe me dukje elegante nga pushimet në Turqi

Admin

Rita Ora me video atraktive nga Abu Dhabi – bëhet pjesë e fushatës verore të “Vogue Arabia”

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More