15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Rindërtimi i shkollave pas tërmetit- BE do të investojë për 58 objekte shkollore

58 objekte shkollore pritet të rikonstruktohen pas dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Bashkimi Europian, Sipas Ministrisë së Arsimit, pritet të financojë në riparimin, rindërtimin dhe mobilimin e shkollave në 11 bashki të vendit. Rimëkëmbja e institucioneve arsimore pritet të bëhët përmes programi “EU4Schools”që do të zbatohet nga PNUD në Shqipëri .

Synimi i Programit ‘EU4Schools’ është për ndërhyrje në një numër të lartë shkollash, të cilat pritet të kenë një infrastrukturë të re, moderne dhe të përshtatshme për nxënësit dhe stafin mësimor. Ky program siguron laboratorë të rinj, ambiente sportive, palestra, biblioteka sipas standardeve europiane me siguri të lartë, efikasitet energjie, mbrojte të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit.

Vetëm pak ditë më parë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi reagoi lidhur me këtë investim duke thënë se këto objekte pas ndërhyrjes do të përshtaten edhe me situatën e re të krijuar nga COVID19 përmes masave të reja për përmirësimin e higjienës në përputhje me standardet e BE. Në shkollat e reja janë futur dhoma mjekësore dhe psikologjike.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com