22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Rina Balaj publikon albumin e parë “Balerina”

Rina Balaj nis një karrierë muzikore si repere, por prej kohësh ajo është fokusuar në një zhanër tjetër atij RnB, duke u bërë kështu një prej këngëtareve më të preferuara aktualisht.

Pas disa projekteve të suksesshme që ka lansuar së fundi, këngëtarja tashmë ka finalizuar albumin e parë në karrierë.

Albumi me titullin “Balerina” është publikuar mbrëmë pas mesnate (9 nëntor), në të gjitha platformat, dhe përveç këngëve që tashmë ajo i ka publikuar, në album janë të përfshira edhe disa këngë të padëgjuara deri tani.

Foto: Rina Balaj/InstaStory

Kështu ka bërë të ditur vet artistja në disa postime në rrjetet sociale, ku u shfaq duke festuar lansimin e tij.

Kujtojmë që përveç albumit, Rina sot gjatë ditës publikon një prej këngëve të albumit “Mia” të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Foto: Rina Balaj/InstaStory

“Albumi “Balerina” del sonte ora 00:00 në të gjitha platformat digjitale. Nesër del kënga “Mia” me videoklip në ora 21:00”, ka shkruar Rina në postim.

Kujtojmë që përveç një bashkëpunimi me partnerin e saj, Sin Boy, këngët tjera ajo i ka sjell solo. 

Related posts

“Në kohë të mira e të vështira”, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani ndajnë një moment intim me ndjekësit

admin

Lorde përdor flokët e saj si shall në tapetin e kuq

admin

Nëntë vite nga publikimi i “Shine Ya Light”, Rita Ora: E lumtur ta xhiroja këtë video në Kosovë

admin