22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Rexhepi: Nuk do të jem pjesë e një Qeverie kundër BE-së dhe kundër Kosovës

Shkup, 11 nëntor – Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi ka konfirmuar se në seancën e sotme do të votojë “PËR” rrëzimin e Qeverisë por shtoi se partia e tij nuk do të pajtohet të jetë pjesë e qeverisë së re e cila do të jetë anti BE dhe kundër Kosovës, përcjellë Zhurnal.

“Nuk do të lejojmë të jemi pjesë e asnjë liste dhe Qeveri e cila është kundër Bashkimit Evropian dhe kundër Kosovës, qeveri antishqiptare, gjegjësisht nuk dotë jemi pjesë e Qeverisë e cila do të angazhoheshte kundër vlerave moderne”, deklaroi Rexhepi sot para fillimit të seancës.

Rexhepi së pari paralajmëroi se do ta tërheqë mbështetjen e iniciativës sepse aty qëndronin deputetë të “Së Majtës” por pas tërheqjes të Apasievit nga lista, Rexhepi tha se do ta mbështesë.

Në Kuvend në ora 11 filloi seanca për rrëzimin e Qeverisë por në të njejtën nuk ka kuorum për t’u realizuar përshkak se deputetët e BDI-së dhe LSDM-së nuk marin pjesë, ndërsa përshkak mungesës së Kastriot Rexhepit, në Kuvend ka vetëm 60 deputetë dhe nuk mjaftojnë për mbajtje të seancës.//Zhurnal.mk

Related posts

Spitali i Strugës do të pranojë edhe fëmijët nga Ohri

admin

Formohet shumicë e re në Kuvendin e Maqedonisë, pa LSDM-në dhe BDI-në (VIDEO)

admin

Punëtori me temë “Rreziku nga mjetet e pashpërthyera vdekjeprurëse: zbatimi i teknologjive digjitale në përballje”

admin