10.8 C
Skopje, NM
15/06/2021
DailyNews.mk
Kovid-19 Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Rekord i zi/ 445 raste të reja me koronavirus dhe 9 viktima në Maqedoni

Maqedonia e Veriut, të mërkurën, regjistroi 445 raste të reja me sëmundjen COVID-19 dhe nëntë viktima.

Rastet e reja rezultuan nga testimi i 2,441 mostrave në 24 orët e fundit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të këtij viti.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup: gjithsej 249 raste.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 21,636.

Prej tyre, 809 pacientë kanë vdekur, 16,591 janë shëruar, ndërsa aktive mbeten edhe 4,236 raste.

Lidhur me gjendjen e krijuar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të mbajë mbledhje.

Paraprakisht, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se institucionet shëndetësore kanë kapacitet dhe plan konkret për menaxhimin e gjendjes me pandeminë.

“Kemi strategji të pastër si kristali për menaxhimin e kapaciteteve spitalore. Fillimisht, pacientët do të trajtohen në spitalin e përkohshëm brenda në Klinikën Infektive, këtu ka 72 shtretër. Institucioni tjetër është spitali i fëmijëve… Ne sigurojmë se mundemi absolutisht t’i trajtojmë të gjithë pacientët në institucionet shëndetësore publike”, tha Filipce.

Ai tha se rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka ardhur kryesisht nga manifestimet dhe ahengjet e ndryshme brenda familjeve, nga kafenetë dhe mosrespektimi i masave.

Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, nga data 5 deri më 11 tetor, numri i të infektuarve është rritur për 86.5%, në krahasim me një javë më parë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foli për gjendjen në këtë vend pas rihapjes së kufijve, duke theksuar se rritja e rasteve me koronavirus nuk ka ardhur nga jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut, andaj, sipas tij, nuk ka nevojë për rishqyrtimin e vendimit.

“Komisioni për Sëmundje Infektive analizon situatën dhe konstaton nëse ka apo jo arsye për mbyllje të kufirit, pra vetëm në rast se infektimet paraqiten për shkak të udhëtimeve me Kosovën. Megjithatë, në rast se përhapja e virusit vjen nga brenda, atëherë nuk shohim arsye për mbylljen e kufirit”, tha Zaev.

Maqedonia e Veriut, më 12 tetor, i ka hapur kufijtë pa Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi, pa kërkuar testin për koronavirus, të njohur si PCR.

Vendimi për kërkimin e testeve është marrë në fillimet e pandemisë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19./rel

Related posts

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

NEFAIL EMINI

Zaev – Duda: Është shumë e rëndësishme mbështetja polake për RMV-në në BE

NEFAIL EMINI

Konjufca: Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është çështje e mbyllur

NEFAIL EMINI

Merkel në samitin e NATO-s: Fushata propagandistike e Rusisë pjesë e agjendës sonë

NEFAIL EMINI

Zoran Zaev: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në sigurinë kolektive të NATO-s

NEFAIL EMINI

Jens Stoltenberg: NATO duhet që t’i përgjigjet rritjes së ndikimit të Kinës

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More