28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Rebalanci i buxhetit, Komisioni vazhdoi shqyrtimin e amendamenteve

Komisionit për Financa dhe Buxhet vazhdoi debatin për Propozim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. Në ditën e katërt të debatit, Komisioni amë vazhdoi shqyrtimin e 186 amendamenteve, kryesisht nga opozita maqedonase. Nga 15 amendamentet e para të shqyrtuara, u pranuan vetëm 2, ndërsa të tjerat e hodhën poshtë si të paqëndrueshme. Edhe me kaq, shumica parlamentare u krenua se po demonstron vullnet për të pranuar amendamentet e qëndrueshme të opozitës.

“Çdo gjë që është e pranueshme dhe praktike, e pranojmë. Jemi në amendamentin e 15, të shqyrtuar, dhe është amendamenti i dytë që, sipas meje, është logjik, i nevojshëm dhe i zbatueshëm, e pranojmë dhe konsiderojmë se është mirë që kështu po plotësojmë njëri tjetrin.” ,- tha deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska.

Me propozim të opozitës, Ohri do të përfitojë një milionë denarë për strategji për zhvillim të zonave industrial. Amendamenti u pranua me një ndërhyrje teknike të zëvendësministrit të financave, por që si i tillë ishte i pranueshëm edhe për propozuesin.

“Sa i përket ndryshimit të tekstit dhe dispozitës ku do të siguroheshin këtij një milionë denarë, e pranojmë. Ohri ka nevojë për më shumë strategji, jo vetëm në këtë pjesë që ka të bëjë me zhvillimin e kapaciteteve dhe zonave ekonomike por në përgjithësi në kahjen që do të lëvizte qyteti as i përket këtij biznesi, kështu që e pranojmë këtë vërejtje.”,- theksoi Kiril Pecakov nga VMRO DPMNE.

Nga 186 amendamentet e dorëzuar, 177 janë nga VMRO-DPMNE. Kryeministri, Zoran Zaev, u bëri thirrje deputetëve që t’i miratojnë amendamentet e opozitës vetëm nëse janë në të mirën e qytetarëve dhe kompanive. Rebalanci i dytë i buxhetit konsiderohet i domosdoshëm nga qeveria, për të financuar pakon e re të masave ekonomike, të cilat duhet të mbajnë aktivitetin ekonomik në vend.

Me rebalancin, ana e të ardhurave buxhetore është projektuar në 3.1 miliardë euro, ndërsa ana e shpenzimeve 4.1 miliardë euro.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com