22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Realizohet kushti i Zejdit, Apasiev tërheq nënshkrimin, nesër seanca për votbesim të qeverisë

Alsat mëson nga burime brenda VMRO-DPMNE-së se lideri i partisë E Majta, Dimitar Apasiev është tërhequr nga nisma për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Tërheqja e tij vjen pas presionit nga deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi. Me vendimin e Apasiev për t’u tërhequr, bie poshtë paralajmërimi për nismë të re për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.
Paraprakisht deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, ka thënë se nisma për votimin e mosbesimit të qeverisë do të “modifikohet teknikisht”, mirëpo nuk dha detaje të tjera nëse në këtë listë do të jetë deputetët e partisë e “E majta”.

“Nisma mbetet, ndërsa rregullorja lejon që e njëjta të përmirësohet teknikisht. Do të bëjmë përmirësim teknik”, tha Milloshoski.

Milloshoski më tej tha se nisma do të mbetet në procedurë, mirëpo me më pak nënshkrime, ndërsa në votim do të ketë më shumë se 61 vota për mosbesim të qeverisë.

Kujtojmë që séance e nesërme për votimin e mosbesimit të qeverisë në Kuvend do të fillojë në ora 11:00.

Related posts

Zëvendëskryeministri Dimitrov në takim onlajn në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”

admin

Pas një muaji koronavirusi u kthye në Dibër

admin

Editorial/ Në krizën më të thellë euro-integruese, Maqedonia nuk ka ambasadorë në SHBA, OKB e Kanadë

admin