18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Rasti i Salih Mustafës – sot pritet të dëgjohet dëshmitari i shtatë në Hagë

Në Hagë, sot pritet dëgjimi i dëshmitarit të shtatë në rastin e Salih Mustafës, i cili po akuzohet për krime lufte.

Në aktakuzën e publikuar nga Gjykata Speciale, pas arrestimit të Salih Mustafës, pretendohet se ai ka kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mustafa akuzohet për ndalime arbitrare, trajtime mizore, tortura dhe vrasje të paligjshme, të cilat sipas kësaj aktakuze pretendohet se janë kryer në një kamp ndalimi në fshatin Zllash të Prishtinës.

Sipas aktakuzës së konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, Salih Mustafa- komandant Cali po akuzohet si epror i njësitit BIA, që kishte 500-600 anëtarë, të cilët vepronin kryesisht në zona të mëdha urbane si Prishtina dhe Obiliqi dhe përreth këtyre zonave, si dhe në rajonin e Gollakut në të cilin ndodhet fshati Zllash.

Ndryshe, gjykimi i Mustafës ka filluar nga 15 shtatori i këtij viti

Related posts

“Se Shqipëria do të rrojë”- deputeti shqiptar Shaip Kamberi, citon vargjet e himnit kombëtar në Kuvendin e Serbisë

admin

PDK e LDK barazohen për nga numri i komunave të fituara

admin

Mbyllen qendrat e vendvotimeve

admin