1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Rashica merr leje nga klubi, udhëton për në Kosovë

Milot Rashica ka marrë lejen nga klubi i tij, Werder Bremen, për të udhëtuar në Kosovë që të grumbullohet për ndeshjen e marsit.

Kosova, pas më shumë se katër muajve, do të luajë përsëri për ndeshjet kualifikuese në botërorin Katar 2022.

Fillimisht, ndeshja e parë testuese për Kosovën do të jetë më 24 mars, kur edhe do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Lituaninë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, i cili do të jetë në gatishmëri të futbollistëve edhe për ndeshjen ndaj Suedisë më 28 mars.

Më 31 mars do të jetë ndeshja e fundit për Kosovën në këtë muaj, kur udhëton për në Sevilla që të përballet me Spanjën.

Presidenti Agim Ademi, ka thënë për lajmi.net se nesër do të bëhet e ditur lista e të ftuarve.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com