22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Bota

Raportohet se Bjellorusia po kthen migrantët në vendlindje

Ministria e Brendshme në Bjellorusi ka thënë se 118 migrantë janë larguar nga shteti më 22 nëntor dhe më shumë do të mund të dëbohen më 23 nëntor, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Bjellorusinë se është duke marrë mijëra gra, burra dhe fëmijë nga Lindja e Mesme dhe është duke i shtyrë drejt kufijve të Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, si përgjigje ndaj sanksioneve të bllokut evropian për shtypjen brutale të protestave, në të cilat lideri autoritar, Akyaksandr Lukashenka është akuzuar se ka manipuluar zgjedhjet e mbajtura në gusht të vitit 2020.

“Vetëm dje, 118 persona janë larguar nga Aeroporti Kombëtar i Minskut dhe ky aksion është duke vazhduar sot”, është cituar të ketë thënë ministri i Brendshëm, Alyaksey Begun.

“Këta 118 persona janë larguar individualisht. Mekanizmat për punë të brendshme dhe trupat kufitare u kanë ndihmuar për dokumente”, ka thënë Begun sipas TASS.

Ai ka thënë se asnjë migrant nuk ka aplikuar për azil në Bjellorusi.

“Një grup i shtetasve të huaj është ende në Aeroportin Kombëtar të Minskut sot, ka kaluar të gjitha procedurat kufitare e doganore dhe është duke pritur për t’u kthyer në shtetin prej nga e kanë shtetësinë personat në të”, ka thënë Begun, pa specifikuar destinacionin.

Shumica e migrantëve kanë shkuar në Bjellorusi nga vendet e shkatërruara nga konflikti si Siria, Iraku dhe Afganistani.

Related posts

Mbi 50 milionë të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën

admin

SHBA u shet armë sauditëve, për herë të parë nën Bidenin

admin

Një studim e konsideron Suedinë “eksportuese neto” të koronavirusit

admin