12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Raportimet nga disa shtete, zyrtarët amerikanë: Ankthi dhe jo vaksinat kanë shkaktuar efekte

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë arritën në përfundimin se ankthi dhe jo vaksinat ishin faktori që u shkaktoi gjendje të fikti, marrje mendsh dhe simptoma të tjera afatshkurtra dhjetëra njerëzve në klinikat e vaksinimeve për koronavirusin në pesë shtete.

Ekspertët thonë se përfundimet e detajuara të premten nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) janë shembull i një fenomeni që është regjistruar për dekada me radhë nga një larmi vaksinash të ndryshme. Në thelb, disa njerëz reagojnë kaq shumë nga injeksionet, saqë ankthi i tyre nxit një reagim fizik.

“Ne prisnim se do ta shihnim këtë” ndërsa u ngritën klinikat masive të vaksinave COVID-19 në të gjithë botën”, tha Dr. Noni MacDonald, një studiues kanadez i cili ka hulumtuar incidente të ngjashme.

Autorët e studimit të CDC-së thanë që raportimet u mblodhën brenda tre ditësh, nga 7 deri në 9 prill, nga klinikat në Kaliforni, Kolorado, Xhorxhia, Ajoua dhe Karolina e Veriut. Studimi u bazua në intervista dhe raporte nga stafi i klinikave.

Shumë nga 64 personat e prekur humbën ndjenjat ose paten marrjemendsh. Disa patën të vjella, disa kishin rrahje të forta të zemrës, dhimbje gjoksi ose simptoma të tjera. Asnjë nuk u sëmur rëndë.

Të gjithë morën vaksinën Johnson & Johnson dhe katër nga pesë klinikat u mbyllën përkohësisht ndërsa zyrtarët u përpoqën të analizonin atë që po ndodhte. Zyrtarët shëndetësorë në atë kohë thanë se nuk kishin asnjë arsye të dyshonin për një problem me vetë vaksinën.

Nga tre vaksinat COVID-19 të autorizuara në Sh.B.A, vetëm J & J kërkon vetëm një dozë. Kjo ndoshta e bën atë më tërheqëse për njerëzit që janë nervozë në lidhje me vaksinat dhe mund t’i lërë ata “më të predispozuar për të patur reagime të lidhura me ankthin”, thotë raporti i CDC-së.

Raporti zbuloi se rreth një e katërta e njerëzve që raportuan efekte anësore kishin patur reagime të ngjashme pas vaksinimeve në të kaluarën.

Reagimet pas vaksinave ndryshojnë nga një efekt shumë i rrallë anësor që çoi në një pauzë në administrimin e vaksinës J&J. Të paktën 17 marrës të vaksinave kanë patur një lloj të pazakontë të mpiksjes së gjakut në vende të pazakonta, të tilla si venat e gjakut në tru, apo të ulëta të trombociteve që formojnë mpiksjen.

Lloje të tjera të efekteve anësore nga vaksinat e koronavirusit nuk janë të pazakonta. Një raport tjetër i CDC-së i publikuar të premten analizon efektet anësore të raportuara nga më shumë se 300,000 marrës të vaksinës J&J. Më shumë se gjysma thanë se kishin patur dhimbje të krahut, lodhje ose dhimbje koke. Një e treta raportoi ethe ose të dridhura, dhe gati një e pestë tha se kishin të vjella.

Por rastet në pesë klinikat besohet të jenë të lidhura me stresin. “Këta njerëz nuk janë të çmendur”, por përjetojnë reagime të vërteta fizike ndaj stresit psikologjik, thonë ekspertët.

Related posts

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Admin

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

Admin

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com