20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Rama: Lul është koha ta provoni në lëkurë atë që i keni bërë të tjerëve, nuk ma lejon edukata të merrem me ty moj gaxhie

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh i qartë kur tha se tashmë demokratëve u ka ardhur koha që ta provojnë nën lëkurë atë që u kanë bërë të tjerëve tërë këto vite.

Po ashtu ai nuk kurseu edhe ironitë me artikulimin  e kryedemokratit, ndërsa i tha se kur ai në fund të fjalë së tij thotë fjalën “nuk ma lejon edukata”, Ramës i kujtohen ato gratë që zihen për flokësh dhe i thonë njëra-tjetrës “nuk ma lejon edukata të merrem me ty moj gaxhie”.

“Kur fole për pluralizmin socialist më kujtove kocin, e morën për dhëndër dhe donin t’ia nxirrnin fshatit dhe si shkuan gjërat nuk ka rëndësi. Pasi thua gjëra që nuk thuhen, përsërit një fjali “Nuk ma lejon edukata” dhe më kujton ato gratë që zihen për flokësh dhe i thonë njëra-tjetrës “nuk ma lejon edukata të merrem me ty moj gaxhie”. Edukata tregohet.

Më bëri shumë përshtypje ajo që the për ustain që na dole se e paske njohur dhe ke mësuar mos bësh si ai. Po qëkur kështu se deri para se të merrja unë fjalën ishe si ai komplet, asnjë ndryshim. Të shohim tani kur të dalësh të marrësh prapë fjalën. Unë s’do ta rimarr më fjalën, do ta lë ty ta mbyllësh. Deri tani ke përsëritur si kopje atë që ka qenë ustai yt, bëj kujdes që të mos mbetet në gjuhën, mendjen dhe në mënyrën si arsyeton dhe komunikon me të tjerët.

Në të gjitha këto je një kopje qesharake e atij. Kur ngre e ul kundërshtarët si kriminelë je si ai, asnjë ndryshim dhe nëse do flasim për buxhetin herë tjetër kur të çohesh këtu fol për temën dhe mos u merr me sulme personale, akuza si ato që të cilët po shkon dhe ti në gjykatë me sa kuptova dhe mirë e bën dhe mos u merr me sjelljen e atij llumi të komunikuar dhe bashkëjetuari ku jeni rritur ju me atë ustain, që i mbani iso nga mëngjesi në darkë, që flisni për llogari të tij lloj-lloj budallëqesh, bëni garë kush është më shumë në zemrën e tij.

Është koha ta provoni në lëkurë atë që i keni bërë të tjerëve. E thotë mirë ajo fjala. Çfarë gjëje i shkon vërdallë, të vjen vërdallë, tani ju ka ardhur vërdallë. Do vijë dita që do t’i bini kokës me grushta që keni qenë pjesë e asaj kulture e keni ushqyer dhe përmes saj keni ardhur deri këtu. Ndahuni nga ajo kulturë dhe hajdeni këtu të jepni leksione”, tha Rama./TCh

Related posts

Sali Berisha njofton konferencë për shtyp në orën 19:00

admin

A ju kërkoi falje Aleksandër Vuçiç për djegien e flamurit shqiptar në Beograd? Përgjigjet Edi Rama

admin

‘Open Balkan’ mbahet sot në Beograd, kryeministri Rama i bashkohet konferencës online

admin