12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Rama flet për herë të parë për “blerjen e votave”: Kemi humbur 3 mandate nga…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për akuzat se ka patur blerje masive të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku PS fitoi e vetme mandatin qeverisës.

Duke iu përgjigjur akuzave nga partitë opozitare për blerje apo manipulime të votës, Rama solli si shembull votimin në burgje.

“Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur, është PD dhe LSI që flasin përçart. Nëse do të shohim edhe në sondazhet që janë bërë publike ka përputhshmëri mes sondazheve dhe rezultatit. Kush të akuzon për diçka që s’e ke  bërë, ose e ka bërë vetë ose do ta bënte në vendin tënd. Është hera e parë në vendin tonë që opozita fiton në burgje të caktuara, ose në të gjitha burgjet ka rezultat normal. Deri në 2017 kur burgjet administroheshin nga LSI, rezultatet janë me zero. Dhe kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit imagjino sa mund të jetë përdorur jashtë”, pohoi Kryeministri.

Rama deklaroi në Opinion se rezultatin aktual e kishte pritur, madje se forca e tij politike ka humbur edhe 3 mandate nga votat e pavlefshme.

“Ne sot kalkulojmë që kemi humbur 3 mandate nga votat e pavlefshme”, tha Rama.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com