39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Sport

Rakitic zbulon kohën kur Ronaldo e thirri për t’u bashkuar me Juventusin dhe arsyen e dështimit të transferimit

Ylli i Sevillas, Ivan Rakitic e ka pranuar që Cristiano Ronaldo e ka nxitur atë të transferohet te klubi italian, Juventusi.

Rakitic iu bashkua veren e kaluar Sevillas, pasi fitoi çdo treofe të mundshëm me klubin nga Camp Nou.

Megjithatë, ylli kroat mund t’i bashkohet një klubi tjetër, pasi ka zbuluar se Ronaldo e thirri atë në vitin 2019 te Juventusi.

“Në verën e vitit 2019, Cristiano më thirri personalisht për të më sugjeruar që të shkoja te Juve”, ka thënë fillimisht Rakitic për 24sata.

“Ai më tha se klubi më donte mua, por transferimi nuk u krye. Barcelona po kërkonte 50 milionë dhe ishte shumë”.

“Ronaldo është një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ju me të vërtetë kënaqeni duke e parë atë dhe atë që ai po bën në Juventus”, përfundoi kroati. 

Related posts

Lautaro nuk do ta braktiste Interin për Arsenalin

Admin

Zyrtare: Pjaca huazohet nga Juventusi te Torino

Admin

Milani do vetëm ta shesë Haugen dhe ia ka caktuar çmimin

Admin

Januzaj i shënon gol Monacos

Admin

Reagimi i thjeshtë i Mourinhos në postimin e Xhakës, tërheq vëmendjen e mediave sportive

Admin

KF Vardar bëhet me pronarë të rinjë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More