18 C
Skopje, NM
03/03/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me vaksinën anti-Covid

Qeveria kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë turke, e konkretisht mes dy ministrive të Shëndetësisë. Bëhet fjalë pikërisht për marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet ministres Ogerta Manastirliu dhe Fahrettin Koca, pikërisht në 6 janar në Turqi në prezencë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj koalicionit Covax ku Shqipëria bën pjesë dhe ka paguar për blerjen e 1,4 milionë vaksinave. Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 7 mijë vaksina me BionTech, ndërsa pritet të mbërrijnë dhe 500 mijë doza të tjera. Kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme u shpreh se qeveria po punon për sigurimin e vaksinave dhe duke mos nxjerrë emra konkret kompanish apo shtetesh, duke nxjerrë në pah dhe mungesën e vaksinave në treg. “Po punojmë çdo ditë e natë për të garantuar më shumë doza, më shpejt. Ne kemi arsye të jemi besimplotë që do ja dalim për skenarin e vaksinimit për 14 muaj. Është një ambicie e madhe. Dua t’iu them disave që thonë ‘shkoni e merrini nga Kina, jepni lekët’. Nuk kanë nxjerrë tezga dhe o burra kush shkon t’i marrë. E vërteta është se nuk ka vaksina. Ne jemi besimplotë se do të kemi një qartësi shumë shpejt dhe një bazë të gjerë dozash”, tha Rama nga Air Albania pasi ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të personaliteteve.

Po ku do t’i gjejë qeveria këto vaksina, në një kohë që në treg ka mungesë vaksinash dhe janë në pritje që Covax të arrijë? Qeveria kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë turke, e konkretisht mes dy ministrive të Shëndetësisë. Bëhet fjalë pikërisht për marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet ministres Ogerta Manastirliu dhe Fahrettin Koca, pikërisht në 6 janar në Turqi në prezencë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Erdogan. Bëhet fjalë për vizitën e bujshme, pasi Rama u prit me shumë nderime nga miku i tij Erdogan. Gazeta Shqip ka siguruar marrëveshjen e firmosur mes dy ministrave, e cila është votuar në mbledhjen më të fundit të qeverisë. Kjo marrëveshje është me një afat 5-vjeçar dhe parashikon ndihmë dhe shkëmbim eksperiencash mes dy vendeve.

“Palët do të bashkëpunojnë në fushën e kujdesit shëndetësor ndërmjet dy shteteve, mbi bazën e barazisë dhe përfitimit reciprok, në përputhje me ligjet kombëtare të shteteve të tyre. Palët do të promovojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetit dhe mjekësisë, mbi bazën e barazisë, mirëkuptimit reciprok dhe përfitimit të ndërsjellë. Fushat specifike të bashkëpunimit do të përcaktohen me marrëveshje të ndërsjellë duke marrë parasysh interesat e të dyja palëve”, thuhet në nenin 1 të kësaj marrëveshjeje. Ndër fushat e bashkëpunimit lidhet dhe shkëmbimi i eksperiencave për përballimin e pandemisë anti Covid. “Shkëmbimi i njohurive e përvojave dhe bashkëpunimi i ngushtë mbi barnat, pajisjet mbrojtëse dhe vaksinat, në lidhje me përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19. Planifikimi i infrastrukturës shëndetësore, prokurimi i shërbimeve dhe investimet, duke përfshirë partneritetin publik privat”, thuhet në dy prej pikave të nenit 2 të kësaj marrëveshjeje të siguruar nga Gazeta “Shqip”. Këto nene lënë evazive faktin nëse Turqi do të furnizojë Shqipërinë me vaksina anti Covid ose jo? Nëse është ky vendi mik që Rama deklaronte se do të ndihmojë për vaksinat anti Covid.

Me këtë marrëveshje, që zhbën atë të 1994 mes dy ministrive të Shëndetësisë, parashikohen që 100 persona të marrin trajtim mjekësor falas. “Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit, të cilët nuk janë në gjendje të marrin trajtim në klinikat në Shqipëri. Procedurat dhe parimet në lidhje me paraqitjen e informacionit të pacientëve dhe procesin e trajtimit mund të bien dakord nga Palët më vonë”, thuhet në këtë marrëveshje. Turqia ka premtuar që do të ndërtojë brenda tre muajsh spitalin rajonal të Fierit. Punimet kanë nisur dhe ky është basti i Ramës dhe Erdoganit që ky spital do të jetë gati brenda këtij afati.

Related posts

Gjermania do të përgjojë partinë e ekstremit të djathtë AfD

Zekirija Haxhiu

“Ky është një veprim armiqësor”/ Partia e Viktor Orban largohet nga grupimi i Partive Popullore Europiane

Zekirija Haxhiu

Dritan Abazoviq: Gjysma e Malit të Zi nuk po fle, dora e drejtësisë ka filluar të funksionojë

Zekirija Haxhiu

Shtëpi të shembura dhe makina të dëmtuara, çfarë la pas tërmeti i fuqishëm në Greqi

Zekirija Haxhiu

Greqia në alarm nga infektimet/ Nga 2359 të infektuar, 1159 janë në Athinë. Mbi 300 në Selanik

Zekirija Haxhiu

Gjendja me COVID-19 në Mal të Zi, Gjukanoviq: Mbyllni kufijtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More