Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka folur për gjendjen brenda LDK-së, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit.
Rugova përmes një postimi në Facebook, është shprehur i çuditur se përse nuk po e thërrasin ende mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Ai ka thënë se dikujt është duke i penguar debati i brendshëm brenda kësaj partie.
“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot”.
“Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit? Kujt po i pengon debati i brendshëm? Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%. P.S – Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë”, ka shkruar Rugova.