1 C
Skopje, NM
26/02/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Ministri i Jashtëm gjerman: Marrëveshja Prishtinë – Beograd, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka deklaruar sot se rregullimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi do të ishte në të mirë të të dyja vendeve.

Po ashtu ai është shprehur çështja mes Prishtinës dhe Beogradit duket të zgjidhet me bisedime dhe shtoi se integrimi i Serbisë në BE varet nga procesi i dialogut me Kosovën.

“Kjo tani hap një mundësi të mirë për t’u përdorur, për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, kjo do të ishte me rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, ka thënë Mass për gazetën serbe “Kurir”.

Ministri ka theksuar se rregullimi i marrëdhënieve Beograd – Prishtinë është një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Related posts

Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi

Zekirija Haxhiu

Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Zekirija Haxhiu

Ministri serb Vulin e krahason Shaip Kamberin me Esat Pashën

Zekirija Haxhiu

Robelli: Nëse Serbia nuk është e gatshme për njohje, Kosova duhet të braktisë bisedimet, Vuçiç manipulator politik

Zekirija Haxhiu

Një i porsalindur me Kovid-19 në Greqi është vendosur në aparate, spitalet e Athinës sërish plot

Zekirija Haxhiu

Përkrahje e fuqishme për Tuzin nga Forca

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More