17 C
Skopje, NM
12/05/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Mali i Zi në protestë për shtetësinë

Paralajmërimet e qeverisë së re në Mal të Zi për miratimin e një projektligji që do të lehtësonte marrjen e shtetësisë, janë shoqëruar me protesta në Podgoricë. Demonstruesit u mblodhën nga disa qytete të vendit me flamuj kombëtarë dhe slogane kundër ekzekutivit aktual.

Gjatë protestës, një grup të rinjsh u përpoqën të ndalojnë automjetin zyrtar ku gjendej vajza e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, një incident që u shoqërua me reagime të ashpra.

Projektligji që propozohet do t’u jepte atyre personave me leje qëndrimi të përhershme dhe të përkohshme të drejtën e votës dhe të drejtën e aplikimit për shtetësi, pasi me ligjin aktual, njerëzit që jetojnë në Malin e Zi me leje qëndrimi nuk kanë të drejtë të votojnë ose të kenë prona.Ligji aktual thotë se shtetësia mund t’i jepet vetëm një personi që ka pasur qëndrim të ligjshëm në vend për më shumë se dhjetë vjet dhe ka hequr dorë nga shtetësia e një vendi tjetër.

Sipas opozitës malazeze, ndryshimi i ligjit do t’u jepte të drejtën e votës një numri të madh të serbëve, që kanë ardhur si refugjatë të luftës nga vendet e ish-Jugosllavisë. Ditëve të fundit, situata në Mal të Zi është tensionuar edhe nga fakti se ministri i Drejtësisë, Vladimir Leposaviq gjatë një seance parlamentare ka thënë se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”, duke vënë në dyshim legjitimitetin e Gjykatës së Hagës. Deklarata është pasuar me reagime të faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që kryeministri Krivokapiq ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Related posts

Eurodeputeti austriak: Rezultati i dialogut duhet të jetë njohja e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Rama: Kurrë s’e kam mbështetur ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Ambasadori Abbott përmend faktin se Kosova ka rënë për tetë vende për Lirinë e Shtypit

Admin

Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg uron Kurtin, thotë se do ta ndjekin nga afër dialogun Kosovë-Serbi

Admin

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhje, Nard Ndoka jep dorëheqje nga drejtimi i partisë

Admin

PS-ja synon shkarkimin e Metës, nis mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More