19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Blinken-Kurtit: Marrëveshja me Serbinë, thelbësore për Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, ka thënë se “sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Në një letër urimi dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhjen e tij në këtë pozitë, Blinken ka shkruar se “Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re” dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

“Sekretari Blinken i ka mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës”, thuhet në letrën e Sekretarit Blinken, për të cilën ka njoftuar zyra e kryeministrit Kurti.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt të këtij viti.

Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 22 mars dhe në po të njëjtën ditë u votua qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje./REL

Related posts

Albin Kurti paralajmëron rivendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë: E drejtë që buron nga të qenit i pavarur

Nefail Emini

Miroslav Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh

Nefail Emini

Ana Bërnabiq i reagon ambasadorit gjerman: Bombardimet ishin sundim i forcës, jo i ligjit

Nefail Emini

Sot hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri, qarkullimi dhe aktiviteti i bareve deri në orën 22:00

Nefail Emini

Mali i Zi në protestë për shtetësinë

Nefail Emini

Kaos në Beograd, kamioni me raketa aktive përmbyset në mes të rrugës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More