19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Abazoviq do të votojë për shkarkimin e ministrit malazez që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Presidenti i Lëvizjes Civile (GP) URA, Dritan Abazoviq, pohoi se do të votonte për shkarkimin e një anëtari të kabinetit qeveritar që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Abazoviq tha se propozimi për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vladimir Leposaviq, nuk ishte një propozim i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), por i kryeministrit Zdravko Krivokapiq.“Ne nuk do të veprojmë jashtë parimeve tona”, tha Abazoviq. Ai theksoi se nuk kishte asnjë informacion se Leposaviq do të jepte dorëheqje të premten, duke deklaruar se do të kishte dhënë dorëheqjen nëse Kryeministri do t’ia kërkonte atë.

Ai vuri në dukje se do të votojë për shkarkimin e Leposaviqit, por që pret të jap dorëheqje vetë.

Ndryshe, Lepozaviq ka mohuar se shteti serb ka kryer gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinë gjersa ka pohuar se edhe Tribunali i Hagës ka fshehur krimet e supozuara shqiptare ndaj serbëve në Kosovë.

Related posts

Albin Kurti paralajmëron rivendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë: E drejtë që buron nga të qenit i pavarur

Nefail Emini

Miroslav Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh

Nefail Emini

Ana Bërnabiq i reagon ambasadorit gjerman: Bombardimet ishin sundim i forcës, jo i ligjit

Nefail Emini

Sot hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri, qarkullimi dhe aktiviteti i bareve deri në orën 22:00

Nefail Emini

Mali i Zi në protestë për shtetësinë

Nefail Emini

Kaos në Beograd, kamioni me raketa aktive përmbyset në mes të rrugës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More