29.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Radev: Nuk do të lejojmë që çështje të pazgjidhura dypalëshe të minojnë unitetin e BE-së

Bullgaria është anëtare e përgjegjshme e BE-së dhe nuk do të lejojë çështje të pazgjidhura dypalëshe të minojnë unitetin e BE-së, tha presidenti bullgar Rumen Radev në bisedën telefonike me homologun e tij gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer.

Siç kumtoi shërbimit për shtyp i presidentit Radev, të dy krerët e shteteve riafirmuan qëndrimin e përbashkët se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë të Veriut është thelbësore për përforcimin e stabilitetit dhe zhvillimit të të gjithë rajonit.

“Për atë qëllim, përparimi i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i nevojshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë”, tha Radev në bisedë.

Sipas Radevit, Bullgaria pret të marrë garanci të qarta ligjore të detyrueshme nën ndikimin e faktorëve të jashtëm që uniteti i kombit bullgar dhe trashëgimia e tij kulturore dhe historike, si elementë kryesorë të identitetit kombëtar, nuk do të vihen kurrë në dyshim.

Për këtë qëllim, Radev këmbënguli që pozicionin Kornizë kombëtare i miratuar unanimisht nga Asambleja kombëtare bullgare një vit më parë, të përfshihet në Kapitullin 35 të kornizës negociuese për Republikën e Maqedonisë të Veriut, me kritere dhe afate të përcaktuara qartë për t’u respektuar gjatë gjithë procesit të negociatave të anëtarësimit.

“Nëse zgjidhje e tillë nuk është e mundur, vendi ynë do të punojë në marrëveshje bilaterale me Republikën e Maqedonisë të Veriut në të cilën të gjitha çështjet bilaterale do të zgjidhen në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë”, theksoi Radev.

Gjermania e cila aktualisht mban presidencën e radhës së BE-së, ka deklaruar vazhdimisht se qëllimi i saj është të mbajë konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në fund të vitit, duke shënuar fillimin zyrtar të bisedimeve të anëtarësimit të të dy vendeve. Pas rezervave të Sofjes në lidhje me miratimin e kornizës negociuese me vendin, Gjermania rriti përpjekjet diplomatike për të parandaluar një veto të mundshme bullgare në fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Për këtë qëllim, ministrat gjermanë të Punëve të Jashtme dhe Evropiane Hajko Mas dhe Mihaell Rot u takuan të hënën në Berlin me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov të Maqedonisë të Veriut dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut dhe të Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharieva, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel kishte biseda telefonike me kryeministrin Zoran Zaev dhe homologun e tij bullgar, Bojko Borisov. Shtajnmajer, nga ana tjetër, përveç Radevit foli edhe përmes telefonit edhe me presidentin Stevo Pendarovski.

Related posts

Sarkozi sot do të paraqitet në gjykim për korrupsion

admin

Meta: Shqipëria krenohet me modelin e saj unik të tolerancës!

admin

Biden bisedon në telefon me krerët më të lartë të Evropës

admin