14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Radev kërkon nga Qeveria e re në Bullgari të mos lëshojë pe për Maqedoninë

Shkup, 22 nëntor – Qeveria e re nuk duhet të bëj lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarët tan prapa kufirit, ka porositur presidenti bullgar Rumen Radev, në deklaratën e tij të dhënë pas fitores në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku fitoi mandatin e dytë.

Ai nuk deklaroi diçka tjetër në lidhje me këtë çështje.

Përndryshe Qeverinë e re bullgare me siguri do ta formojnë “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Bullgaria Demokratike”, “Partia Bullgare Socialiste” dhe “Ka popull të tillë” e Sllavi Trifonov.

Të parët e këtyre partive shprehën gatishmërinë menjëherë të fillojnë me bisedimet për formimin e qeverisë politike, e cila do ta zëvendësoj kabinetin teknik të Stefan Janev.

Related posts

VMRO-DPMNE me pesë amandamente kundër krizës energjetike, LSDM pohon se ka mjete për zgjidhje të problemit

admin

OBRM-PDUKM do të paraqesë 200 amendamente, po nuk do të bllokojë miratimin e buxhetit

admin

Dita e dytë e ndërprerjes së plotë të qarkullimit hekurudhor

admin