14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Qytetarët e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut me letër të hapur kërkojnë nga kryeministrat tejkalim të mosdakordimeve

Sofje, 8 janar – Shoqata qytetare për miqësi bullgaro-maqeodnase “Nën një qiell”, së bashku me Institutin për perspektiva ballkanike, Klubi kulturor ballkanik – Shkup dhe Oda ekonomike E Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u dërguan letër të hapur kryeministrave të Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën e përshëndesin dëshirën e dy kryeministrave për ndryshimeve dhe për shfrytëzim të muajve të ardhshëm për arritje të rezultateve pozitive.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ata i përshëndesin hapat konstruktiv të qeverisë së re bullgare dhe personalisht të kryeministrit Kiril Petkov dhe shpresojnë se edhe Dimitar Kovaçevski dhe qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse zgjedhen, do të bëjnë hapa të tillë të njejtë korrekt dhe të saktë. Sipas autorëve të letrës, kërkesa e Petkovit për zgjerim të marrëdhënieve mes Sofjes dhe Shkupit me grupe të përbashkëta të punës në sfera të ndryshme janë mundësi të mbështeten në Marrëveshjen për miqësi, e cila, ceket, duhet të jetë fundamentale për marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjithashtu, shtohet, do t’i mundësojë Bullgarisë ta kthejë rolin e vet të dobishëm në inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin Evropian, si dhe t’i nxisë aspiratat e vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor për anëtarësim në BE.

Autorët e letrës e cila është mbështetur nga 185 qytetarë, shpresojnë se kryeministri i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta nxisë diplomacinë e vendit dhe institucionet të marrin pozitë më proaktive për sjellje të vendimeve të domosdoshme në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut dhe politikën e fqinjësisë së mirë me Republikën e Bullgarisë – përmes dialogut aktiv dhe këmbimit pozitiv të ideve për marrëdhënie dhe politika të reje të ndryshimeve.

Në të njejtën kohë, ata janë të shqetësuar për shkak të, siç ceket, tentimet e vazhdueshme të nacionalistëve ekstremë në të dy vendet ta sulmojnë këtë proces. Qasja e tyre drejt mediumeve bullgare dhe atyre të Maqedonisë së Veriut është posaçërisht shqetësuese, ku vazhdimisht mbillet mosbesim i ndërsjelltë dhe urrejtje, duke insistuar t’i minojnë përpjekjet e reja për ndryshim. Autorët e letrës prapa procedurave të këtilla i shohin tentakulat e agjentëve të mëparshëm të Sigurimit të shtetit dhe UDB-së, prej të cilëve disa në hapësirën publike ekspozojnë parulla të vjetra dhe të rrejshme ideologjike, të cilat duken tërheqëse, por janë të dëmshme për marrëdhëniet e mira fqinjësore. 

Related posts

Së paku një dozë vaksinë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe ato shëndetësor

admin

Arrihet marrëveshja për pushtetin lokal në Kumanovë

admin

Struganët në protestë, kërkojnë riparimin e rrugës Strugë–Qafëthanë

admin