24.3 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Quçukov: Me bllokadën Sofja shkakton ndjenja antibullgare dhe izolohet në BE

Bllokimi i integrimit evropian të Shkupit mund ta vendosë Sofjen në izolim në BE dhe të shkaktojë ndjenja të forta antibullgare në Maqedoninë e Veriut, konsideron diplomati bullgar dhe drejtor i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ljubomir Kuçukov.

“Jam skeptik ndaj vetë idesë për bllokim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, sepse kjo plotësisht është në dobi të maqedonizmit dhe gjeneron shumë ndjenja serioze antibullgare te fqinji ynë dhe e vendos Bullgarinë në izolim ndërkombëtar – në suaza të Bashkimit Evropian dhe në rajon. Hapi i këtillë e komprometon edhe prioritetin e Bullgarisë gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së për eurointegrim të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Qupukovi për BNR.

Ai konsideron se me bllokimin për në BE do të bllokohen edhe relacionet midis të dyja vendeve, që është element negativ, ndërsa keqkuptimet në marrëdhëniet dypalëshe thellohen me retorikën e ashpërsuar politike. Zgjidhja, sipas tij, duhet të kërkohet përmes dialogut, edhe pse për momentin dialogu në nivel diplomatik është jashtëzakonisht i vështirë.

Lidhur me marrëveshjet e Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe me Bullgarinë thotë se janë të ndryshme në mënyrë radikale dhe nuk munden të bëhen paralele.

“Greqia përpiqet të dëshmojë se nuk ka asgjë të përbashkët me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ne përpiqemi të tregojmë se gjithçka kemi të përbashkët, ndërsa ky është një proces, sepse bëhet fjalë për ndryshim të vetëdijes së njerëzve”, thotë Quçukovi. problemet me Greqinë përfundojnë me nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa zgjidhja e problemeve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut fillon me nënshkrimin e marrëveshjes”, thotë Ljubomir Quçukovi.

Related posts

Jotova: Nuk ka kompromis me historinë, të respektohet marrëveshja

admin

Tadiq: Vuçiq do që ta zgjasë përjetësisht dialogun me Kosovën

admin

Filipçe: Inkurajon numri i lartë i pacientëve të shëruar nga Covid-19

admin