22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Qeveria siguroi 284,9 milionë denarë për mbështetje të 1216 punësimeve të reja në sektorin real

Shkup, 16 nëntor – Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt të 119-të e shqyrtoi dhe pranoi Planin e reviduar operativ për programe dhe masa aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021.

Me Planin e reviduar operativ, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, janë siguruar mjete shtesë për programe dhe masa aktive për punësime me ribalancin e Buxhetit në shumë prej 284.960.000 denarë që të përforcohet qasja drejt politikave aktive për tregun e punës, posaçërisht për persona të papunë me kualifikim të ulët dhe persona nga kategoritë e ndjeshme, siç është paraparë me Planin e aksionit për realizim të rekomandimeve nga konkludimet e përbashkëta nga Dialogu ekonomik – financiar nga korriku i vitit 2021.

“Nga mjetet e përgjithshme të parapara për këtë dedikim 36.900.000 denarë janë dedikuar për Programin 1, përkatësisht për mbështetje për vetëpunësim (sipërmarrësi) për plotësisht 115 punësime; 153.750.000 denarë për masën për subvencionim të rrogave për plotësisht 674 persona të papunë; për implementim të pilot masës së parë për subvencionim të rrogave në sektorin e tekstilit në Rajonin planor lindor për 300 persona të papunë në vlerë prej 73.800.000 denarëve, si dhe 15.289.200 denarë për masën e punësimit dhe rritje të subjekteve juridike për 127 punësime shtesë”, informojnë nga Qeveria.

Me këto ndryshime dhe plotësime, me Planin e reviduar operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021, shtojnë, do të rritet përfshirja e shfrytëzuesve të programeve për punësime për 1216 persona të papunë. 

Related posts

Shënohet Dita botërore e filozofisë

admin

Sot 12 viktima dhe 568 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

admin

Kasami prezanton projektet që do t’i realizojë në 100 ditët e para të qeverisjes me Tetovën (Video)

admin