20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Qeveria shqyrton Projektligjin për Bujqësi, planifikon 10 milionë euro për rezerva shtetërore

Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur fjalim para ministrave, ku tha se me 70 milionë euro do të mbështetet bujqësia.

Kurti ka thënë se Qeveria ka planifikuar ndarjen e 10 milionë eurove për rezerva shtetërore, që do të mbushen me prodhime vendore.

Ai ka deklaruar se janë adresuar obligimet ndaj fermerëve, prej rreth 40 milionë euro.

“Nëpërmjet politikave afatgjate Qeveria e Kosovës është duke siguruar që të mbështet sektorin e bujqësisë”.

“Kjo përkrahje do të gjejë mbështetje në legjislacionin që ne po e krijojmë. Krahas buxhetit të ri e të rritur, Kosova vitin e ri e fillon me strategji shtatë vjeçare për bujqësi dhe zhvillim rural, buxhet më të madh. Në buxhetin e ri do të realizohet përkrahja më e madhe ndonjë herë me 70 milionë euro”.

Tutje, Kurti tha se Projektligji për Bujqësi është garanci shtesë për ata që merren me bujqësi, raporton EO.

“Mirëpresim çdo investim të huaj apo vendor ju bëjmë thirrje të investoni. E gjithë kjo mbështetje në vlerë të madhe do të përfundojnë vetëm te ata që merren me aktivitete bujqësore. Projektligji për Bujqësi do të jetë garanci shtesë për ta”.

Related posts

Gjini fton qytetarët që ta shfrytëzojnë ditën e mirë, të dalin të votojnë

admin

Komiteti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor- Kosovës t’i liberalizohen vizat

admin

Dikush nuk e gjeti votën e bashkëshortes e dikush tjetër as votën e vet, ankesa në PZAP nga kandidatët për asamble

admin