DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Qeveria në Kosovë i dërgon kërkesë Thaçit për hapjen e ambasadës në Izrael

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë takimit të sotëm me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, dha pëlqimin e tij për të dërguar tek Presidenti kërkesën për hapjen e misionit diplomatik në Izrael.

“Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në njoftimin për media.

Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Kjo ndodhi menjëherë pasi në Uashington u nënshkruan marrëveshjet për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Related posts

Vuçiq paralajmëron takim në kuadër të mini-Shengenit

NEFAIL EMINI

Daçiq: Serbia asnjëherë nuk do t’i bashkohet Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

NEFAIL EMINI

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More