15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Analiza Përzgjedhjе nga redaktori Politika Tema

Qeveria mos të mbyllë sytë me keqpërdoruesit e fondeve të BE-së, sepse mund t’i mbyllet dera e integrimit!

Shkruan Agjencia e Lajmeve DailyNews.mk

Shkup, 19 tetor – Në momentet kur duhet edhe zyrtarisht të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për të filluar negociatat, në opinion u publikuan skandale me fondet e BE-së. Një sinjal jo i mirë dhe në kohë jo të përshtatshme për pasqyrën se si  reflekton Maqedonia e Veriut në sytë e vendeve të BE-së. Përkundër imazhit jo të mirë, nëse lufta ndaj korrupsionit zhvillohet pa kompromis, kjo sërish është një porosi se ky shtet do të përmirësohet çdo ditë e më shumë. Prandaj, porosia është shumë e qartë se nug guxon askush të abuzojë me fonde e BE-së dhe me paratë publike të qytetarëve të Maqedonisë së veriut. Çdo keqpërdorim duhet të ndëshkohet rëndë dhe të jetë leksion për të gjithë se s’ka kompromis me korrupsionin, shkruan DailyNews.mk.

Paratë për arsim, përfundojnë në sallon të floktarisë

Kanë filluar hetimet për shkak të dyshimeve se një agjenci për arsim, ka ndarë 270 mijë euro për një sallon të floktarisë dhe ondulimit. Paratë nga fonde e Bashkimit Evropian të dedikuara për arsim, në kuadër të programit arsimor “Erasmus” i janë ndarë sallonit të floktarisë dhe ondulimit, “V.E.Z. Trade”, që është në pronësi të Zoran Zllatkovskit.

Policia Financiare në koordinim me Prokurorinë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nuk kanë dhënë shumë detaje për të mos u dëmtuar procesin hetimor, por dyshimet kanë të bëjnë me atë se fondet evropiane u janë ndarë firmave, të cilat në bazë të dhënave të regjistrit qendror, veprimtari primare nuk e kanë edukimin.

Problematike është edhe ndarja e mjeteve nga fondet evropiane për projektin e trajnimit të gomarit kroat në vlerë prej 83 mijë euro për një shkollë.

Pesë denoncime për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Deri te Komisioni për luftën kundër korrupsionit kanë arritur pesë denoncime, të cilat përmbajnë dyshime të ndryshme lidhur me punën e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, nën dyshimin se ata i përshkruhen udhëheqësisë aktuale apo zonjës Lidija Dimova.

Komisioni për parandalimin e korrupsionit lidhur me këtë lëndë tashmë ka kërkuar informata nga institucionet relevante, siç është Ministria e Arsimit, drejtoria e Policisë Financiare, Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati i punës dhe ai për arsim.

Këto institucione tashmë kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve konkrete lidhur me dyshimet e shtruara që kanë të bëjnë me dyshimet e ngritura për punën e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri.

Edhe Prokuroria Publike ka konfirmuar se janë proceduar denoncimet që kanë arritur në Komisionin për parandalimin e korrupsionit, e që kanë të bëjnë me lëshimet financiare sa i përket punës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri.

Nga Komisioni Evropian kanë bërë të ditur se tashmë po hetohen të gjitha informacionet për keqpërdorimin e mjeteve evropiane dhe nëse konstatohet parregullsi në shpenzimin e këtyre mjeteve, atëherë shteti si garantues, do të duhet t’i kthejë këto mjete prapa në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut, kthim pas në luftën kundër korrupsionit

Në Raportin e Komisionit Evropian theksohet se Maqedonia e Veriut vitin e ardhshëm do të duhet të angazhohet fuqishëm në demonstrimin e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin, duke i mbështetur financiarisht organet përkatëse si dhe duke siguruar udhëzime të qarta të politikave për të gjitha institucionet shtetërore, se si të trajtohet korrupsioni.

Duhet u fokusuar në përforcimin e kapaciteteve të Komisionit për parandalimin e korrupsionit, që tashmë funksionon në bazë të ligjit të ri dhe sipas standardeve evropiane, megjithatë nuk ka kushte për punë për shkak të mungesës së ekipit dhe resurseve financiare.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i personave të shpallur fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ishte 106 në vitin 2007, ndërkaq 92 në vitin 2018.

Nuk guxohet të manipulohet me fondet e BE-së dhe paratë publike!

Maqedonia e Veriut do të mbetet në fokus të kritikave nga Brukseli zyrtar, sa i takon luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pasi shumë procese gjyqësore, që janë ngritur nga Prokuroria Speciale për vite me radhë nuk po marrin epilog gjyqësor.

Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut i ka rrënjët thellë brenda sistemit, ndërsa përderisa rastet gjyqësore të ngritura nga Prokuroria Speciale nuk marrin epilog, përmes proceseve transparente, nuk mund të thuhet se institucionet e shtetit kanë nisur të çlirohen nga korrupsioni.

Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian u kërkua që Maqedonia e Veriut të arrijë rezultate konkrete sa i përket luftës kundër korrupsionit, në veçanti të rrisë numrin e vendimeve gjyqësore për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, përfshirë edhe konfiskimin e pronës së përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Në Raportin e Progresit theksohet se vendi ka shënuar përparim të ndjeshëm në këtë fushë, duke harmonizuar legjislacionin me Bashkimin Evropian, por është thënë se ka ngecje në zbatimin në praktikë të ligjeve.

Komisionit Evropian vlerësohet përparimi në reformat në sistemin gjyqësor dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, në veçanti, vlerësohet harmonizimi i kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut sipas standardeve evropiane, por në bazë të hulumtimit të realizuar në fillim të këtij viti nga Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, çdo i katërti qytetarë në Maqedoni të Veriut, është shprehur pesimist se brenda një të ardhmeje të afërt, mund të ketë ulje të nivelit të korrupsionit në vend.

Andaj, mesazhi që politika në Maqedoninë e Veriut duhet të japë në këto momente është se lufta ndaj korrupsionit është e pakompromis dhe çdo kush që keqpërdorë fondet e e BE-së por edhe ato publike të Maqedonisë së Veriut duhet të ndëshkohet rëndë. Në të kundërtën, përderisa koha po kalon dhe shteti përballet me probleme historike me Bullgarinë, imazhi i zi për korrupsioni nuk i duhet aspak në këto moment kur zyrtarisht duhet të fillojnë negociatat me BE-në, shkruan DailyNews.mk.

Related posts

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

NEFAIL EMINI

David Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje Kosovë-Serbi

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Optimizëm para samitit të BE-së, Shkupi shpreson Sofja të reflektojë nga presioni ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

Zëdhënësi i DASH: Ende nuk kami emrat e rinj në lidhje me listën e zezë për Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More