22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Qeveria i konfirmoi ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore për shërbime shëndetësore më cilësore për qytetarët

Shkup, 16 nëntor – Qeveria në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, e konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore me procedurë të shkurtuar me të cilin janë paraparë disa risi për shërbim shëndetësor më cilësor për qytetarët.

Me ndryshimet dhe plotësiemt e parapara, mes tjerash, është siguruar mundësi juridike për zgjedhje të mjekut amë në shtëpinë e shëndetit publik në rast kur nuk ka numër të mjaftueshëm të mjekëve të zgjedhur në komunë, si dhe përjashtim se enti shëndetësor publik-spitali i cili kryen veprimtari specialistike-konsultative dhe spitalore shëndetësore nga sfera e gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe pediatrisë mund të organizojë shërbime shëndetësore në nivel primar në këto veprimtari për pacientët të cilët nuk mund ta realizojnë të drejtën e mbrojtjes shëndetësore në nivel primar për shkak të numrit të pamjaftueshëm të ekipeve në rajonin e vendbanimit.

Në bazë të përvojave pozitive nga bashkëpunimi me organizatat qytetare për shërbime të caktuara shëndetësore, siç është përballja me HIV në pjesën e uljes së dëmeve nga drogat, me plotësim të ligjit, ceket në kumtesën e Sektorit qeveritar për marrëdhënie me opinionin, jepet mundësi që shoqatat e qytetarëve të mund të zbatojnë masa dhe aktivitete të caktuara nga veprimtaria shëndetësore për grupe të ndjeshme dhe vështirë të kapshme të popullatës që janë me rëndësi të posaçme për shëndetin publik.

“Me plotësimet e sapopropozuara caktohet edhe mundësia që specialistët dhe subspecialistët të kryejnë kujdestari në ente të tjera shëndetësore, të ndryshme nga enti shëndetësor në të cilin janë të punësuar, me qëllim të qasjes më të afërt drejt pacientëve dhe nevojave të tyre”, qëndron në kumtesë.

Në këtë mbledhje Qeveria e plotësoi Dekretin për llojin e aktiviteteve, shumën maksimale për aktivitet, shfrytëzuesit, subjektet të cilët marrin pjesë në procedurë, kriteret më të afërta dhe mënyrën për ndarje të mbështetjes teknike në bujqësi dhe zhvillim rural.

Me plotësim të këtij dekreti, sqarohet në kumtesë, tani edhe personat fizik të regjistruar si prodhues të verës përfitojnë të drejtën e shfrytëzimit të masës për mbështetje financiare për çmime të fituara për verë në gara ndërkombëtare dhe rajonale, si pjesë të politikave për mbështetje të bodrumeve të vogla dhe individuale të verërave.

Related posts

Thaçi: Zaev duhet të ftojë Kasamin dhe Gashin, përndryshe duhet të ulet me opozitën

admin

Visar Ganiu mirëpret në takim kryetarin e sapozgjedhur të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi

admin

Kushtetuta e RMV-së: Çështjen e besimit në Qeveri mund ta bëjnë së paku 20 deputetë

admin