15.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Qeveria ende nuk i ka shqyrtuar vërejtjet e Komisionit të Venecias mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Qeveria ende nuk i ka marrë parasysh vërejtjet e Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe periudhën kohore në të cilën ato do të zbatohen. Së shpejti, siç shpjegoi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, do të formohet grupi i punës për të shqyrtuar në detaje vërejtjet e Komisionit pas së cilës do të vendoset se si të veprohet sipas tyre.

“Në parim, ne si Qeveri gjithmonë kemi respektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias. Konkretisht për këtë ligj, Qeveria e dërgoi atë me iniciativën e saj për shqyrtim dhe mori vërejtjet. Ne ende nuk i kemi shqyrtuar ato, as Qeveria, as kemi vendosur se si do të implementohen dhe në cilën periudhë kohore”, tha ministri Mariçiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Ai njoftoi se në periudhën e ardhshme çështja do të shqyrtohet dhe do të duhet të formohet grupi i punës i cili do të duhet të kalojë në detaje nëpër vërejtjet dhe komentet e Komisionit të Venecias.

“Ne jemi ende duke e shqyrtuar këtë çështje. Nuk është diskutuar as në nivelin e Qeverisë dhe as në nivelin e koalicionit se si do të duket procesi i rishikimit të komenteve të Komisionit të Venecias, të cilat më së shumti i referohen funksionimit të këtij ligji në sistemin e drejtësisë”, tha ministri i Drejtësisë.

Related posts

Forum i sigurisë në Ohër: Qasje kolektive për përgjigje të suksesshme ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë

Admin

Borrell për B.Perëndimor: Është në zemër të Evropës, kemi përgjegjësi për paqe

Admin

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Admin

Ziadin Sela: Pas zgjedhjeve lokale do të rrëzohet kjo qeveri!

Admin

Bexheti: Gasifikimi i Tetovës një projekt gjigant që do e realizojmë për qytetin tonë (VIDEO)

Admin

Zudi Koka: Po të mos ishte ASH, vota ime do të shkonte për Sermine Purrinin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com