Me propozim të Komisionit për emërim, Qeveria në seancën e mbrëmshme, ka emëruar 19 avokatë shtetërorë, informon Zhurnal.
Emërimet bëhen pas mendimit pozitiv të avokatit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç njoftoi pres qendra e Qeverisë, për avokatë shtetërorë në avokaturën shtetërore për zonën e shkupit janë emëruar Leposava Venoska, Kristina Grozdanoska, Elena Sazdovska, Zemile Kodra dhe Nedim Ismani, për zonën e Kumanovës Dragan Jovanovski dhe Besim Veseli, për zonën e Ohrit Agron Reçi, ndërsa për zonën e Strumicës Tatjana Donkova.
Në zonën e Gjevgjelisë është emëruar Mirosllava Panarova, për në Veles – Valerija Nikollova, për në Shtip – Biljana Simonova Taseva, për Kavadar – Suzana Kostova Koceva, për zonën Manastir – Gjoko Talevski, për zonën Prilep – Kiro Severkoski, për zonën e Koçanit Olgica Janeva.
Në zonën e Tetovës është emëruar Fetush Alili, në Gostivar Ylber Jusufi, ndërsa për në Strugë – Katerina Talevska Skeparoska.//Zhurnal.mk