23.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Qeveria e RMV vendos: Maskat të detyrueshme edhe në ambiente të hapura

Qeveria merr vendim: maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura, transport publik dhe institucione publike.

Organi ekzekutiv në mbledhjen e sotme gjithashtu ka vendosur për kufizimin e grumbullimeve pas orës 22, përkatësisht në vende publike dhe parqe ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave.

Masë tjetër e marrë nga Qeveria është gjithashtu kufizimi i grumbullimeve në ahengje familjare, respektivisht nuk lejohet gostia e më shumë se 4 personave të tjerë në një adresë tjetër nga ajo e vendbanimit të personit.

Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave, distanca mes mysafirëve dhe shërbyesve dhe mbajtja e maskave.

Rishikimi i vendimit për kthimin e PCR testit negativ për shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë nuk është diskutua, por është apeluar që udhëtimet jashtë vendit të behën vetëm nëse janë të domosdoshme. Qeveria pritet të njoftojë për mënyrën e hyrjes së masave në fuqi.

Related posts

10 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Admin

Duxhak: Dyfishimi i përpjekjeve për kthim të vlerave për të cilat Ohri është vënë nën mbrojtje të UNESKO-s

Admin

Ganiu nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve pjesmarrës në “Folk Fest 2021”

Admin

Lajm i mirë për shoferët, ulen çmimet e derivateve

Admin

Tearca së shpejti do të bëhet me rrjet kanalizimi fekal

Admin

Takim i Xhaferit me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Italisë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More