24.8 C
Skopje, NM
25/06/2021
DailyNews.mk
Kovid-19 Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Qeveria e RMV-së në seancën e 13-të, sjellë vendime të reja për parandalimin e virusit korona

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 13-të, ku u miratuan rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse në lidhje me kufizimet për parandalimin e virusit korona.

“Kufizohet orari i punës së objekteve hotelerie deri në ora 23:00”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se kjo ishte një kërkesë e Komisionit.

Qeveria raportoi se do të zvogëlohet deri në 50% numri i udhëtarëve në transportin publik, në krahasim me numrin e planifikuar në automjet. Një nga rekomandimet e pranuar nga Qeveria është edhe ajo se administrata të punojë në ndërrime ose online, duke e reduktuar përmes rotacionit.

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar kërkesën për shkarkimin e Lidija Dimovës, drejtoreshës së Agjencisë kombëtarë për projekte evropiane arsimore dhe lëvizshmëri.

Qeveria gjithashtu ka propozuar edhe propozimin e ndryshimeve ligjore, si zgjidhje për problemet në institucionet shkencore.

Protokolli për kryerjen e provimit profesional nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkolla gjatë pandemisë, gjithashtu u miratua nga Qeveria.

Qeveria miratoi tekstin e ri për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive e vetëqeverisjes lokale, të cilën do ta dorëzojë në Kuvend për votim.

Sot në seancë gjithashtu u miratua teksti i ri i Propozim ligjit për ndryshime në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor.

Qeveria i rekomandoi bankat që pensionet për muajin tetor t’i shpërndajë duke i ndarë pensionistë në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

Related posts

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

Rikthehen tensionet ne Detin Mesdhe

NEFAIL EMINI

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal do ta prezantojë Barometrin Ballkanik 2021

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More