39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria e Maqedonisë: Është hequr akciza për dizelin, e mbrojmë standardin e qytetarëve

Shkup, 19 korrik – Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se e ka shfuqizuar akcizën shtesë të dizelit, duke shtuar se me këtë qytetarët do të paguajnë çmim më të ulët për dy denarë.

Nga Qeveria thonë se qëllimi është të mbrohet standardi i qytetarëve nëpërmjet akcizës variabile, e cila varet nga bursa botërore.

“Me ndryshimet ligjore që u bënë gjatë muajit prill të këtij viti, siguruam se nuk ka rritje të çmimeve të derivateve, ashtu që kemi lënë margjinë variabile e cila lidhet me çmimit e naftës në bursën botërore. Kështu, nëse çmimi i naftës në bursën botërore do të rritet, kjo margjinë do të ulet dhe do të ndikojë në çmimin përfundimtar të derivateve te ne. Sipas zgjidhjes ligjore, akciza shtesë prej tre denarësh te benzina është paraparë derisa çmimi i bursës botërore është nën 390 dollarë për ton, nëse është ndërmjet 390 dhe 590 dollarë për ton, akciza shtesë do të arrijë 2 denarë dhe nëse është mbi 590 dollarë për ton, atëherë akciza shtesë është 0 denarë, gjegjësisht shfuqizohet”.

“Te dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri është paraparë akcizë shtesë prej 3 denarësh nëse çmimi në bursën botërore është nën 400 dollarë. Akcizë shtesë prej 2 denarësh është paraparë për dizelin kur në bursën botërore është mes 400 dhe 600 dollarë për ton, nëse çmimi në bursën botërore është mbi 600 dollarë, ajo arrin 0 denarë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërsa nga KRRE sot njoftuan se çmimet e derivateve të naftës, nga mesnata e sotme do të jenë si më poshtë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 72,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 74,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 61,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 38,018 (denarë/kilogram).

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More