-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot disa masa të reja kundër COVID-19. Tashmë mësohet se komunat janë sërish të ndara në tri zona sipas rrezikshmërisë së përhapjes së koronavirusit.

Në zonat me rrezikshmëri të ulët dhe të mesëm operatorët ekonomikë, qendrat tregtare dhe restorantet do të punojnë nga ora 05:00 deri në 22:00. Banorët e komunave në zonat me rrezikshmëri të ulët dhe të mesme nuk kanë kufizim të orarit të lëvizjes.

Në zonat me rrezikshmëri të lartë qytetarët do të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:30 të mbrëmjes, në këtë orar do të zhvillohet puna edhe operatorëve ekonomik dhe të restoranteve dhe qendrave tregtare.

Po ashtu janë ndryshuar edhe masat për aktivitetet publike, ku në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 50 persona .

Personave mbi moshën 65-vjeçare u lejohet dalja nga shtëpia vetëm gjatë orarit 6:00 – 10:00 dhe 16:00 – 19:00.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com