15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Politika

Qeveria dhe Kuvendi sot diskutojnë për masat e reja për parandalimin e Covid-19

Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të diskutojnë për masat e reja të cilat janë propozuar, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Qeveria do të shqyrtojë masat që të gjithë operatorët ekonomikë të punojnë deri në ora 23:00, kufizim të kapaciteteve në transportin publik deri në 50 për qind, ndalesë për ngjarje publike dhe rekomandim deri tek të gjithë administrata shtetërore dhe publike, deri tek komunat dhe gjykatat, në pajtim me mekanizmat e punës, procesi i punës të zhvillohet në turne ose online nga shtëpia, ose në mënyrë të reduktuar me sistem të rotacioneve dhe secili institucion në pajtim me karakteristikat e procesit të punës.

Ndërsa Kuvendi do të duhet të nis diskutimin për ndryshimet ligjore, për zbatimin e masës – mbajtje e detyrueshme e maskës në ambiente të hapura.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje tha se nëse masat e reja të cilat do t’i dorëzohen Qeverisë për miratim nuk sjellin rezultat, atëherë hapi i ardhshëm është rikthimi i karantinës.

“Qeverisë për seancën e ardhshme do t’i propozojmë edhe një pako të masave ndërsa ajo do të jetë që të gjithë operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23.00, kufizim të kapacitetit të transportit publik deri në 50% dhe rekomandim në tërë administratën publike në përputhje me mekanizmat, marrëdhënia e punës të bëhet me ndërrime ose online nga shtëpia, ose me sistem të rotacionit”, ka deklaruar Venko Filipçe.

Ndryshe dje gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste të reja me koronavirus. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur betejën kundër koronavirusit. Shtatë prej tyre nga Shkupit, një pacient nga Struga, një nga Manastiri, një nga Kavadari, një nga Tetova dhe një nga Prilepi. Të gjithë pacientët kanë humbur jetën në kushte spitalore.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me koronavirusin janë infektuar 23 788 qytetarë, ndërsa janë shëruar 17 392. Betejën kundër COVID-19 e kanë humbur 846 persona, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 5550.

Related posts

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

NEFAIL EMINI

Optimizëm para samitit të BE-së, Shkupi shpreson Sofja të reflektojë nga presioni ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

Urdhëri i Bajdenit porosi se Ballkani perëndimor mbetet në fokus të SHBA-së

NEFAIL EMINI

Varhelyi paralajmëron 30 miliard euro investime në Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

“Këshilli i Ambasadorëve” e mbështet urdhrin ekzekutiv të Bajdenit

NEFAIL EMINI

Vjen kundërpërgjigja, Rusia dëbon një diplomat të Maqedonisë së Veriut

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More