20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Qeveria amerikane ka siguruar 3,1 milionë dollarë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për luftën kundër Kovid-19

Shkup, 9 nëntor – Qeveria e SHBA-së sot paralajmëroi 2,7 milionë dollarë ndihmë për vendin për luftë kundër Kovid-19, përmes USAID-it, të cilët do të lidhen me donacionin në pajisje dhe materialeve shpenzuese në vlerë prej 400 mijë dollarëve për Maqedoninë e Veriut, për të njëjtin qëllim. Me këtë, nga fillimi i pandemisë, ndihma e përgjithshme e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut për përballje me Kovid-19 tejkalon 9.2 milionë dollarë, informon USAID.

Ndihma e re e ofruar përmes Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID) do të realizohet në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të forcuar më tej kapacitetin e sistemit të kujdesit shëndetësor për t’iu përgjigjur pandemive të llojit krize si pandemia Covid-19 dhe të sigurojë një shkallë më të lartë të vaksinimit kundër Covid-19, si dhe zhvillimin e sigurt të vetë fushatës së vaksinimit.

“Me këtë ndihmë, në bashkëpunim me UNICEF-in, do të zgjerohet fushata informuese për rreziqet e shmangies së imunizimit dhe nevojën e përfshirjes së komunitetit në funksion të shkallës më të lartë të vaksinimit kundër Kovid-19; më tej, do të ndihmojë aktivitetet që synojnë shëndetin mendor dhe mirëqenien e profesionistëve shëndetësorë të përfshirë në trajtimin e KOVID-19; do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të furnizimit me ujë, kushteve sanitare dhe higjienike dhe masave për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit; dhe do të mundësojë që të kryhen analiza dhe vlerësime të rëndësishme të të dhënave për të adresuar në mënyrë efektive krizën Kovid-19”, kumtuan nga USAID.

Donacioni i pajisjeve nga Komanda Evropiane e Ushtrisë amerikane lidhet me donacionet e mëparshme të pajisjeve dhe furnizimeve për profesionistët shëndetësorë që punojnë në vijat e para në luftën kundër Covid-19, si dhe ndihmën me testimin dhe trajtimin.

SHBA-ja, shtojn, janë të përkushtuara të punojnë me vendin për t’i dhënë fund pandemisë Kovid-19, për të zbutur pasojat e saj shkatërruese sociale dhe ekonomike dhe për të ndërtuar një botë më të përgatitur se kurrë për përgjigje të përshtatshme të epidemive të ardhshme. 

Related posts

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nesër do ndahen zyrtarisht

admin

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë

admin

IMMPE inicon aplikacion publik digjital për komunikim të qytetarëve me autoritetet lokale

admin