15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Bota

Putini del haptazi kundër Bidenit: E kam vërejtur retorikën e tij të ashpër kundër Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se tërthorazi ka marrë anë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një interviste për televizionin shtetëror, ai tha se e ka vërejtur atë që e ka quajtur retorikë e ashpër anti-ruse të kandidatit demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden.

Megjithatë, kreu autokrat i Federatës Ruse tha se është inkurajuar nga komentet e Bidenit rreth kontrollit të armëve dhe shtoi se Rusia do të bashkëpunojë me këdo që zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe, ka pasur dyshime se presidenti rus i ka ofruar përkrahje homologut të tij amerikan, Donald Trump, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Në lidhje me këto dyshime janë zhvilluar edhe hetime në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, hetuesi special kishte thënë se nuk ka gjetur dëshmi për këto pretendime, ndonëse të kundërtën e kanë thënë disa agjenci të inteligjencës.

Related posts

Kina po dominon agjendën e G7, edhe pse nuk është pjesë e saj

NEFAIL EMINI

Zëdhënësi i DASH: Ende nuk kami emrat e rinj në lidhje me listën e zezë për Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

Johnson: Aleanca midis SHBA-së dhe Britanisë është marrëdhënia e pathyeshme

NEFAIL EMINI

Këshilli i Sigurimit sot zgjedh 5 anëtarë jo të përhershëm, në garë edhe Shqipëria

NEFAIL EMINI

Amnesty International: Kina është duke kryer “krime kundër njerëzimit” në Ksinjinag

NEFAIL EMINI

Biden paralajmron Britaninë: Mos rrezikoni procesin e paqes në Irlandën e Veriut

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More